E shtunë, 21 Maj 2016 
Ministri Selimi ka falënderuar Al Khourin për përkrahjen e vazhdueshme të Emirateve të Bashkuara Arabe dhënë Kosovës si dhe për lobimin e vazhdueshëm për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Me këtë rast Selimi e ka informuar delegacionin e Emirateve për iniciativën për hapjen e Ambasadës në Abu Dhabi si dhe për zhvillimet në vend.
Ai e ka njoftuar delegacioni edhe për prioritetet e politikës së jashtme, për aktivitetet e institucioneve të Republikës së Kosovës rreth tolerancës dhe dialogut ndërfetar si dhe për aspiratat e vendit për t`u anëtarësuar në strukturat euroatlantike.
Ministri Selimi ka përshëndetur arritjen e marrëveshje si, për promovimin dhe mbrojtjen reciproke të investimeve ashtu edhe për eliminimin e tatimeve të dyfishta, duke potencuar që marrëveshjet në fjalë do të krijojnë mundësitë më të mira për bashkëpunim ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme, udhëheqësi i delegacionit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Khouri, ka uruar ministrin Selimi për nismat e njohura të dialogut ndërfetar. Ai ka përgëzuar Selimin gjithashtu edhe për arritjet në shtetin më të ri evropian dhe ka paralajmëruar shtim në interesimin e Emirateve për investime në Kosovë.
Etiketa: Ambasada e Kosovës, emiratet e bashkuara arabe