E diel, 10 Janar 2021
Ecja është një aktivitet sportive që ka një rëndësi të veçantë në shendetin e çdo njeriu. Të ecësh do të thotë të qëndrosh sa më larg sëmundjeve kronike dhe ndryshe ecja mund të konsiderohet si një ‘drogë që bën çudira’ .
Një praktikë e tillë ka një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e zemrës dhe nyjet, prandaj ka një ndikim më të madh në shëndetin tuaj të përgjithshëm. Ushtrimi i zellshëm mund të ketë ndikime më të mëdha dhe më të shpejta në trupin tuaj, por gjithashtu mund të shkaktojë dëmtime në nyjet e këmbëve.
Një studim koreanez që u krye nga Instituti i Shkencave zbuloi se 40 minuta ecje në ditë reduktonte nivelet e presionit të gjakut tek njerëzit me hipertension.
Sipas një studimi nga shoqata Amerikane e Kancerit i rekomandon të gjithë të rriturit të harxhojnë150 minuta ose 75 minuta stërvitje intensive në javë. Më konkretisht, studiuesit e saj kanë zbuluar se ecja 7 orë në këmbë në javë zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit pas menopauzës me 14%.
Shkencëtarët në Universitetin e Western Ontario, pas kryerjes së një studimi prej 30 vitesh,dolën në përfundimin se vitamina D është shumë e lidhur me kockat delikate dhe vështirësitë në ecje. Një mënyrë efektive për të marrë mjaft vitaminë D është të ecni 15-30 minuta në ditë ndërkohë që ka akoma diell.
Një studim i kryer nga studiuesit e Universitetit Stanford zbuloi se nuk ka shumë rëndësi ambjenti kur ecni port ë miraat që ai sjell. Shumë njerëz thanë se ata dalin me energji shumë të mira për të ecur dhe se gjithmonë ndihen më te shplodhur./vizionplus.tv/