Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

A është bota në prag lufte?

Prizren Post | 11:09 - 08.09.2014

Botë – Në botë ka vatra të hapura lufte dhe situata po shkon gjithnjë e më keq.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në bashkëpunim me BE-në kanë ndërmarrë masa që të parandalojnë aktet e dhunës të veprimeve terroriste që kryejnë disa organizata në Lindjen e Mesme.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë theksuar se grupet radikale islamike që përdorin dhunën indirekt po kërcënojnë edhe sigurinë e Evropës.

Kjo, pasi organizata ISIS, e cila është e mirfilltë terroriste ka nisur të hapë degë të saj edhe në Ballkan, por edhe në Çeçeni.

Edhe në Samitin e NATO-s u fol rreth kësaj teme, ku u tha se është e nevojshme ndjekja e një strategjie për të luftuar terrorizmin në Lindjen e Mesme dhe kudo që ai shfaqet.

Mediumet botërore dhe njohësit e politikave ndërkombëatre kanë theksuar se vetëm 11 shtete në botë nuk kanë konflikte dhe kjo flet për një situatë alarmante në të cilën ndodhet bota sot. /albeu.com/


Etiketa:
Arivisti Company