Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

A kthehet protagonizmi Amerikano-Perëndimor në Antagonizëm…!??

Prizren Post | 13:49 - 22.08.2016

Savash VELIU

Savash VELIU

Bota Perëndimore dhe SHBA regjime këto Diktatoriale që nuk ngurojnë t’i mbajnë bashkëqytetarët e tyre të ngulfatura mbi sajime të trilluara kinse këto veprime janë të drejtuara për sigurinë e tyre shoqërore prej tentativave armiqësore terroriste që mund të vijnë nga vendet që nuk mendojnë sikur ata, duke u’a izoluar opinioninë e botës së tyre brenda me opiumi ideologjik antidemokratikë të skajshëm të robëruar nën moton boshe “shprehja e lirë”. Derisa në anën tjetër Departmentet e tyre i shiten botës si pacifistë dhe vendosës së rendit dhe demokracisë në të!
Paqja në tokë nuk do të jetë deri sa SHBA nuk ndalon tregtinë e armëve dhe të provokojë luftëra. Në vende të tjera, amerikanët janë konsideruar vrasës, sepse Uashingtoni mund në çdo kohë, me pretekstin se ata kanë nevojë për të krijuar formën e “duhur” të menaxhimit ose për shkak të gabimeve të pretenduara të liderëve të tjerë, që ata t’i prashite me bombat e tij, tha ish- ambasadori amerikan përfaqësues në shumë vende, Den Simson!

Perëndimi vazhdonë të shikoj botën progresiste në zhvillim me sy gri para tentativave serioze të rivendosjesë së tyre në rrjedhën e mileniumit shekullorë të ri. Ata prapa tyre përshpejtuan ngritjen e rreve të zeza mbi globin botëror duke sajuar komplote brutale të kodifikuara pas kuluareve politike të drejtuara me përmbysje të pushteteve legale të zgjedhura me votën e lirë të popujve demokratik paqedashës, që njëherit sinqerisht mendojnë në ndarjen e pasurive ekonomike dhe energjetike botërore në baza të barabarta në të mirën e gjithë popujve, duke e plasuar atë në tregun e lirë botëror
Fuqitë e Mëdha nuk e pëlqejnë këtë, por përkundrazi nga hipokrizia e egoizmit të pafrenuar të tyre janë duke e tërhiqur botën në ambisin e shekullit të kaluar e mëkeq.
Në vend që të ofroj partneritet dhe përparësi garuese në fusha prestigjioze jetësore me njëri tjetrin, ajo këmbëngul në krijimin e sërishëm të “Perandorisë së Kaosit” që të arrij tek rirenditja botërore sipas qejfit të vet monopolizues duke tërhequr botën prapa në Luftën e Ftohtë apo në LDB po edhe në LPB!!! …
Me veprimet e tyre të pamatura u rranë maskat nga fytyrat e palaçosë duke vazhduar para syve të botes të aktrojnë me kapriciozitet edhe më tej lojën tragji-komike dyftyrëshe …
Perëndimi në vend se të pergadiste veten ndaj kërkesave sfiduese të reja global- strategjike dhe ekonomiko-politike, përkundrazi ajo resht 40 vite ka sajuar plane intriguese çoroditëse se në ç’formë do t’i rrënoj sistemet e zgjedhura qeverisëse popullore brenda shteteve me zhvillim të sipërt duke fabrikuar një sistem djallëzor të infiltrimit të agjentëve sekret të CIA-së deri në instancat më të larta shtetërore si adut i fundit më i sofistikuar i shekullit të ri, që kur të vij koha celulat të përgjumuar nga brenda të përbinden duke përmbysur shtetet të shënjestruara!
Që në gjashtëmujorin e parë të mandatit të Obamas, iu servu në prehër çmimi “Nobel për PAQE” dhe ai kurrë nuk arriti të tregoj gatishmëri dhe aftësi të duhur ti ndaloj luftërat e Bushit, por përkundrazi ai u përmbyt në luftëra të reja të pafrenuara brenda skenës botërore.
Brenda pesëdhjet viteve të kaluara Bota Perendimore dhe SHBA nuk arritën të planifikojnë integrimin e ardhshëm të tyre drejtë Shekullit të ri 21. Ngase tek ata moti ishinë shterur resurset ideo-shkencore të zgjidhjeve politike, ekonomike, platformës së tejpërcjelljes së përvojave teoriko-praktike mbi gjeostrategjin e rireformimit të politikes globalo-ekonomike në dobi të njerëzisë. Ajo ngeci shumë pas botës në zhvillim që me zell dhe suksess arritën t’i reformojnë politikat e tyre zhvillimoro-ekonomike duke u reshtuar drejt mileniumit të tretë sic bëri Rusia Putiniste, Kina, india, Brazili, Meksika, Argjentina, Turqia e re dhe moderne me Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore etj…
Projekti i Madh i djallëzor i Perëndimit u rrënua pikërisht me tentativën e fundit të grusht shteti mbi Turqinë. Turqia e mbijetoi këtë dhe nxorri në pah se pas saj qëndron SHBA dhe NATO. I gjithë Konstruktim i projektplanit 40 vjecar u rrënua brenda një nate duke u thyer okupimi klasik Amerikan mbi Turqinë! E gjithë Bota Perëndimore tentoi të bëhet pengesë në rritjen e Turqisë moderne. Por nëse kështu vepron Turqia më tej, atëherë brenda 10 viteve të ardhshëm do ta tejkaloj Evropën duke e lënë shumë pas saj.
Veprimet e fundit destruktive Perëndimore u bënë shkasë që tek populli turk dhe e gjithë bota e mirëfilltë të rritet antiamerikanizmi i madhë.
Turqia pas tentativës së Puçit rrotën politike të saj e ktheu drejt Rusisë duke dërguar mesazh të qartë SHBA-së dhe Evropës për veprimet qëllimkëqia pas shpine. Ky potez frikësoi Amerikanët duke e detyruar të krijoj kontra reaksion të kalimit prej Ofanzivës në Defanzivë duke e detyruar me procedur të përshpejtuar Evropën t’i pranoj shtetetë Ballkanike pa kushtëzime në UE si “B” paket arazhman, siç janë Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, BeH dhe Kosova në një “mini Jugosllavi”ose Union Ballkanik, pa të drejtë sovraniteti dhe ndryshim kufijsh, duke e justifikuar atë si parandalim të shtrirjes Ruse në Ballkan, e që nuk është larg realitetit!!
Analistët thonë se jo rastësisht njeriu i dytë i Departmentit amerikan, Joe Biden përshpejtoj të fuqizoj pushtetin e instaluar “kukëll” në Kosovë dhe Serbi. Kujtojmë se çdo herë kur udhëheqja e partisë qeverisëse e Kosovës gjendet në një krizë politike, vendi është vizituar nga një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane, por jo për bashkëpunim të veçantë bilateral, apo mbështetje të vendit në përparim dhe luftë kundër krimit. Në fakt, amerikanët gjithnjë kanë zbarkuar në Kosovë për të ushtruar presion ndaj opozitës politike në vend në mënyrë që t’ua lehtësoj partisë në pushtet për të vazhduar me procesin e dëmshëm politik.
Kështu SHBA-të kanë përdorur edhe mediat e vendit për të dërguar mesazhet e tyre kërcënuese ndaj popullatës civile se; askush të mos guxoj të qëndroj kundër veprimeve politike të qeverisë së Prishtinës të cilat po mbështeten nga SHBA-të. E për çmimin e rëndë që po e paguan kurrizi i shqiptarëve në Kosovë, SHBA-të asnjëhere nuk duket të jenë të interesuar për ta kuptuar problemin e tyre. Interesimi i SHBA-së duket të jetë shkëputja e Beogradit nga Moska, por jo edhe pavarësia dhe ndarja e plotë e Kosovës nga Serbia.
Kurse kandidati Donald Trump akuzoi presidentin aktual amerikan Barack Obama se ishte ai që ka krijuar ISIS-in, se ISIS-in e themeluan kandidatja demokrate për presidente Hillary Clinton dhe Obama, që është një realitet i hidhur.
Strategët me renome botërore referojnë se grupacionet terroriste botërore janë krijuar nga Perëndimi e veçmas CIA-së. Thonë se; Bill Klintoni krijoi “Talebanët”, Bushi “All-Kaedën” kurse presidenti Obama “ISIS”, dhe gjithë këta me paraardhësit e tyre krijuan organizatën më të zhdërvjellur të sotëm “FETO”!!!
Menjëherë pas gjithë këtyre katrahurave botërore nuk vonoj shumë dhe nxori kokën edhe Kisinxheri, i cili drejtoi disa fjalë se: Israeli do ta okupojë gjysmën e Lindjes së Mesme, dhe Lufta e Tretë Botërore është e pashmangshme!

Ish-Ministri i punëve të jashme Henry Kissinger, i cili është në moshën 90 vjeçare, thotë se LTB është në prag të shpërthmit! Plumbi i parë në këtë luftë do t’i drejtohet Iranit. Kështu Irani do të jetë i pari në shënjestër të kësaj lufte.

Gjatë kësaj lufte Israeli është i obliguar që të likuidojë sa më shumë arabë dhe të okupojë gjysmën e Lindjes së Mesme, si dhe mundësisht të kryejë gjenocid ndaj arabëvë!!!

… Si njohës i mirë i politikës perëndimore kuptoj se; Pas këtyre fjalëve të Kisinxherit fshehet një “mesazh” i qartë i kodifikuar drejt qarqeve të caktuara destruktive. Ky Kisinxher është “Luftënxitësi më i Madh Botëror”, prandaj mirë duhet analizuar se në çka shënjestron ky monstrum sërish!!?


Arivisti Company