A lejohet mbyllja e syve ne namaz?


E hënë, 4 Gusht 2014

pergjigje

Pyetje: Cili është vendimi lidhur me mbylljen e syve gjatë namazit, ngase unë frikohem që nëse i mbaj të hapur do ta hedhë shikimin rreth e rrotull dhe si pasojë të shpërqendrohem nga namazi?

Përgjigje: Mbyllja e syve gjatë namazit është gjë e urryer dhe s’është prej sunetit. Prej sunetit është që namazliu t’i mbajë sytë hapur dhe të shikoj; s’ka gjë të keqë në këtë, mirëpo, ai e hedh shikimin në vendin e sexhdes (vendosjes së ballit), në mënyrë që të jetë më i përulur gjatë namazit. Ky është suneti. Andaj, mbyllja e syve gjatë namazit nuk ligjësohet, por është gjë e urryer. Bile disa dijetarë kanë thënë se është prej veprave të hebrenjve.

Shejh AbdulAziz bin Baz (Allahu e mëshiroftë)