A lejohet vetvrasja ne islam? Dhe demini i saj ne boten tjeter.


E martë, 24 Shtator 2013

Pyetje. A lejohet vrasja e vetes?

Përgjigje. Vetëvrasja, pa marrë parasysh mënyrën apo shkakun për të cilin bëhet, është një prej gjynaheve më të mëdha. Allahu i Madhëruar thotë:
“Kush vret qëllimisht një besimtar, do të ketë si shpërblim Xhehenemin, ku do të mbesë përgjithmonë. Zemërimi dhe mallkimi i Allahut do të jetë mbi të e Ai ka pergatitur për të një (dënim të dhembshëm)” {4:93}

Ndërsa Profeti alejhi selam ka thënë: “Kush vret veten me diçka, do të torturohet me të në zjarrin e Xhehenemit, ku do të mbetet përgjitlimonë. ”

Shkaku kryesor që e çon njeriun në vetëvrasje, zakonisht, është paaftësia e tij për të përballuar problemet dhe fatkeqësitë e ndryshme të jetës. Ky njeri mendon se duke i dhënë fund jetës do t’i japë fund problemeve të tij, gjë që nuk është e vërtetë, pasi me këtë gjë ai nuk bën asgjë tjetër veçse kalon nga shiu në breshër.

Nëse ai do të tregohej i duruar, nuk do të ishte e largët dita kur, me ndihmën e Allahut, do të vinte fundi i kësaj periudhe të vështirë të jetës së tij, sepse është e pamundur që jeta e njeriut të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

xhamiambret.com

Leave a Reply

Të fundit