A luftuam kot, pyet Krasniqi?


E shtunë, 13 Qershor 2015

“A ishte kot fare”, pyet ish kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Në një postim të tij në Facebook, ai ka shkruar se “Ç’dreqin i luftuam të huajt, kur nuk dimë të ndërtojmë shtet demokratik, kur përsëri të gjitha shpresat i varim te të huajt?!”.
“Mendova që të shkruaj gjatë për të ardhur te një përfundim. Hoqa dorë nga arsyetimet e gjata, për ta e thënë mendimin shkurt e shqip. Arsyeja është se në shoqërinë tonë, kohëve të fundit është ngjizur një ‘ide’ e ‘re’, se ndryshimet pozitive demokratike nuk mund t’i bëjmë ne shqiptarët pa na ‘ndihmuar’ të huajt?!”, ka shkruar Krasniqi.

“Në një situatë të tillë, njeriu normal nuk ka pse nuk thotë: Q’dreqin i luftuam te huajt, kur nuk dimë të ndërtojmë shtet demokratik, kur përseri te gjitha shpresat i varim te të huajt?!

Tek e fundit, të huajin për të huajin pse ta ndërrojmë? Kur dikush një ‘trohë’ nostalgji vazhdon ta ruaj për Beogradin! Pa të huajin nuk po na bëhet e qebesa as po na rrihet. Siç nuk po na bëhet as pa Gjykatën Speciale?! Prandaj lufta shekullore a s’po na del kot fare?!”, ka shkruar Krasniqi.

Të fundit