E diel, 3 Qershor 2018
NISMA Socialdemokrate, dega në Gjilan është duke e vazhduar procesin e konsolidimit dhe zgjerimit të saj. Të dielën kjo parti ka themeluar edhe një nëndegë në lagjen “Dheu i Bradhë 2”, kryetare e së cilës është zgjedhur Mimoza Ramadani. Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryetari i NISMA në Gjilan, Bajram Hasani, njëherësh ministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës.
Etiketa: gjilan, NISMA