E martë, 5 Nëntor 2013
Koalicioni i parë tashmë ka ndodhur. Lulëzim Kabashi nga koalicioni AAK-LDD ka lidhë koalicion me kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja.
Lidhjen e koalicionit PDK-AAK në Prizren e ka konfirmuar edhe ministri Enver Hoxhaj.
“Sot kemi lidhur koalicion me AAK-LDD ne Prizren, të cilët në balotazh do te mbështesin fuqishëm kandidatin e PDK-se, Ramadan Mujën”, deklaroi Hoxhaj në Rtk.