E diel, 11 Qershor 2023
PODGORICË – Mali i Zi po mban zgjedhjet e parakohshme parlamentare pas rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Dritan Abazoviq.
Abazoviq është i bindur se partia që drejton ka dhënë kontribut të madh për vendin dhe se duhet të vazhdojë me të njëjtin ritëm.
Ai se është herët të flitet nëse do të jetë sërish pjesë e kabinetit qeveritar, si kryeministër apo ministër, pasi votimi ende po vazhdon.
Megjithatë, kreu i lëvizjes qytetare, URA, u shpreh i bindur që koalicioni i tyre do të jetë shtylla kryesore e qeverisë së ardhshme në Malin e Zi.
Etiketa: Dritan Abazoviq, Mali i Zi, ura