Abdixhiku i kërkon urgjent Kurtit raportim për dialogun


E enjte, 2 Mars 2023

PRISHTINË – Sot mes tensionesh dhe zhurmash nga deputetët, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të raportojë në Kuvendin e Kosovës, mbi procesin dialogues që pati së fundi në Bruksel.

Kjo sipas tij, specifikisht, për marrëveshjen e propozimit europian, ku theks të veçantë, Abdixhiku i dha pikës 7.

”Propozoj mocion procedural që si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e sotme të kuvendit, të ndodhë raportimi i kryeministrit të Kosovës pas procesit dialogues, konform rezolutave dhe konform kohës”.

Etiketa: ,
Të fundit