Admirali NATO-s, komandanti i KFOR-it dhe drejtori i PK-së vëzhguan një patrullim të përbashkët në veri


E enjte, 15 Tetor 2026
Admirali NATO-s, komandanti i KFOR-it dhe drejtori i PK-së vëzhguan një patrullim të përbashkët në veri

Komandanti i JFC Naples, Admirali George M.Wikoff, dhe Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, vizituan sot veriun e Kosovës.

Në praninë e tyre ishte dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmen Hoxha.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ata vëzhguan pjesëtarët e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës duke zhvilluar një patrullim të përbashkët përgjatë Vijës Administrative Kufitare (VAK).

Komandanti i JFC Naples, Admirali George M.Wikoff, dhe Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, u takuan me kryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Miloš Perović, për të diskutuar dhe vlerësuar situatën e sigurisë në atë zonë.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit