E enjte, 15 Gusht 2019
Portieri spanjoll, Adrian ka qenë njëri nga më meritorët në triumfin e Liverpoolit në finalen e Superkupës së EUropës ndaj Chelseat.
Liverpooli fitoi trofeun e Superkupës së EUropës pas fitores në penallti ndaj rivalëve anglez të Chelseat, pasi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras.
Në penallti njëri nga kryesorët padyshim se ishte portieri 32-vjeçar Adrian, i cili priti penalltinë vendimtare.
Adrian u tregua i zgjuar duke pritur me lehtësi penalltinë e fundit të Chelseat e goditur nga sulmuesi Tammy Abraham.
Adrian the man.
Liverpool won 2nd European title this year 🔥#LIVCHE #SuperCup pic.twitter.com/Krpl6TxcCG— ⚽️Raees Happu-God Of Thunder⚽️🔨🔨 (@HappuDroga3) August 14, 2019
Kjo pritje e ka bërë spanjollin njërin nga heronjtë e Liverpoolit dhe tifozëve të tyre, të cilët kanë thurë shumë lavde për spanjollin, i cili e zëvendësoi në mënyrë të përkryer të lënduarin Alisson Becker.
Ndryshe, Adrian u transferua në Anfield para vetëm nëntë vite, pasi më 5 gusht zyrtarizoi kalimin e tij te Liverpooli.
Etiketa: Adrian, Chelsea, Liverpool, Stamboll, Uefa SuperCup"ADRIAN!!!!!!!!"
Of course Jurgen Klopp has gone full Rocky Balboa on us 😂
🎤 @DesKellyBTS pic.twitter.com/BZzG4hNXxo
— Football on BT Sport (@btsportfootball) August 14, 2019