E enjte, 1 Qershor 2023
PRISHTINË – Ministria e Financave ka njoftuar të enjten se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do të zgjerohet, pasi është miratuar shtimi i katër portave të reja.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Komitetit për Partneritet Publiko-Privat të mbajtur me 29 maj 2023, ku është miratuar kërkesa e koncesionarit LKIA për shtimin e portave të reja të imbarkimit (boarding gates), duke e rritur kështu numrin e portave nga tetë në 12 gjithsej.
“Zgjerimi i terminalit do të bëhet në anën jugore dhe në anën veriore të portave ekzistuese të imbarkimit, ndërsa buxheti i paraparë për këtë plan në total është rreth 3 milionë euro. Meqenëse Plani i Zgjerimit bie nën kompetencat e Partnerit Privat, zgjerimi i terminalit do të bëhet pa asnjë shpenzim shtesë për Dhënësin apo Qeverinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.
Etiketa: Aeroporti Adem Jashari, Kosovë