E diel, 30 Mars 2014
Prishtinë, 30 mars – Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në emisionin ‘Jamais Vu’ të Mustafa Nanos, në Ora News, ka folur për drejtimin e komunës, por edhe për marrëdhëniet që i ka me të parin e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurtin.
E shpjegoi këtë marrëdhënie si një marrëdhënie dialektike, ku secili dallohet nga tjetri e ku të dy nga njëra anë respektojnë njëri-tjetrin në këto diferenca, e nga ana tjetër ndajnë qëndrim të përbashkët lidhur me një numër çështjesh të rëndësishme, citon reporteri.
Lëvizjen Vetëvendosja Ahmeti e konsideroi si shansin e vetëm që kanë kosovarët në rrethana garash elektorale.
Për Thaçin tha se është dinak, ndërsa Haradinajn e përcaktoi si naiv, e në këtë mes pati parasysh ngjarjet e fundit politike në Kosovë.
Etiketa: Prishtinë, Shpend Ahmeti