Ky është presidenti më i varfër në botë, shiko sakrificat që bënë ai për qytetarët (Foto)


E mërkurë, 20 Prill 2016

I cilësuar nga shumë njerëz si “Presidenti më i varfër në botë”, presidenti i Uruguait, Jose Mujica, bën një jetë mjaft modeste.

Ai ka shërbyer si zyrtari i rangut më të lartë të vendit nga viti 2010 deri në vitin 2015, dhe ka arritur të rrëmbej zemrat e shumë njerëzve..

Përveç kësaj, ky burrë vazhdimisht dhuron 90 për qind të pagës së tij mujore prej 12.000 dollarë për bamirësi. Mijëra njerëz kanë përfituar nga paga e tij, dhe kanë shprehur vlerësimin e madh për mirësinë e Mujica.

Ndryshe nga shumica e politikanëve tradicionalë, presidentin kurrë nuk e ka tërhequr jeta luksoze. Përkundrazi, ai bën një jetë të thjeshtë.

Duke marrë pjesë në një takim zyrtar me rroba dhe këpucë të thjeshta.

Presidenti-1

Shumë vite para se të hynte në politikë, Mujica ishte luftëtar gueril i grupit Tupamaros. Grupi i tij grabiste lokalet me armë, bankat e “këqija” dhe bizneset e ngjashme, dhe më pas u dhuronte paratë njerëzve të varfër. Ai gjatë kësaj karriere si luftëtar gueril, ishte burgosur dy herë (në total prej 14 vjet) dhe qëlluar 6 herë.

Mujica dhe ish-luftëtarët gueril të grupit të tij ishin të njohur si “Robin Hood” për të varfrit.

Presidenti-2

Mujica është gjithashtu një fermer me orar të shkurtuar, pasi vazhdimisht mbjell lule të cilat i shet. Sipas tij, kjo punë i mundëson atij të jetë i informuar për problemet e popullit të tij.

Ai ka refuzuar të jetojë në shtëpinë e bukur presidenciale.

Presidenti-3

Mujica mund të jetonte në “Residencia de Suarez”, shtëpi e bukur presidenciale, por preferonte një vend më të thjeshtë. Ai është një shembull i shkëlqyer i një presidenti që heq dorë nga luksi për mirëqenien e të tjerëve.

Ai ka zgjedhur të jetoj i lumtur në një shtëpi të thjeshtë së bashku me gruan dhe qenin e tij.

Presidenti-4

Edhe zgjedhja e automjetit reflekton thjeshtësinë e tij.

Presidenti-5

Presidenti vozit një veturë të vjetër Volkswagen Beetle të vitit 1987. Natyrisht, se ai nuk planifikon të blej ndonjë veturë luksoze.

Ai madje nuk lëviz nëpër qytet me truproje.

Presidenti-6

Mujica nuk ka angazhuar truprojë derisa lëviz nëpër qytet. Në fakt, ai një qen më tre këmbë të cilin e quan Manuela.

Etiketa: ,
Të fundit