Ajetet që tregojnë për ushqimin hallall dhe atë që është haram


E diel, 14 Shtator 2014

derri

“(Allahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhurën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që theret (ngrihet zëri me të) jo në emër të Allahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtet Allahu fal, është mëshirues.” (Bekare, 173)

“O ju që besuat! Zbatoni premtimet (obligimet). U janë (lejuar t’i hani) kafshët shtëpiake, me përjashtim të atyre që po ju lexohen (në këtë kaptinë si të ndaluara) dhe përveç gjuetisë, që nuk është e lejuar derisa jeni në ihram. Vërtet, All-llahu vendos atë që dëshiron.” (Maide:1)

“Juve u janë ndaluar (t’i hani), ngordhësirat, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emrin e Allahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuara, e shpuara (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therni (para se të ngordhë), ajo që është therur për idhuj dhe (u është e ndaluar) ta kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj Allahut. Tashmë, ata që mohuan, humbën shpresën për fenë tuaj (se do të ndërroni), andaj mos u frikësojuni atyre, por Mua të më frikësoheni. Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos pasur qëllim mëkatin, Allahu falë shumë dhe është mëshirues.” (Maide, 3)

“Të pyesin ty (Muhamed), çka u është lejuar atyre? Thuaju, “U janë lejuar të gjitha ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtarëve (shtazëve) të stërvitura që i mësoni ashtu si ju ka mësuar juve Allahu. Hani pra, atë që gjahtuan për juve dhe më parë përmendeni emrin e Allahut. Kini droje nga Allahu pse Allahu shpejt merr masa.” (Maide, 4)

“Sot u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju…” (Maide, 5)

“O ju që besuat! Mos i ndaloni (mos i bëni haram) të mirat që për ju i lejoi Allahu (i bëri hallall) dhe mos teproni, se Allahu nuk i do ata që e teprojnë (i kalojnë kufijtë e dispozitave të Zotit).” (Maide, 87)

Të fundit