Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

“Ajo që bën Rusia nuk është gjeopolitikë, por arrogancë”

Prizren Post | 15:41 - 26.12.2015

Moskë – Gazetarja e famshme Latynina e cila është opinioniste në gazetën “Novaja” dhe e cila ka mbi 20 romane në programin “Kodi hyrës” në radion “Echo Moskvi” ka folur rreth marrëdhënieve Turqi-Rusi pas ndërhyrjes së kryer ndaj avionit rus.

Gazetarja dhe shkrimtarja ruse, Yulia Latynina duke theksuar se Turqia para rrëzimit të avionit rus pati paralajmëruar qeverinë e Moskës në lidhje me shkeljet, e ka cilësuar politikën aktuale të Kremlinit si “arrogancë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetarja e famshme Latynina e cila është opinioniste në gazetën “Novaja” dhe e cila ka mbi 20 romane në programin “Kodi hyrës” në radion “Echo Moskvi” ka folur rreth marrëdhënieve Turqi-Rusi pas ndërhyrjes së kryer ndaj avionit rus i cili shkeli hapësirën ajrore turke.

Ajo ka kritikuar rastin kur atasheu ushtarak i Turqisë në Moskë u thërrit në Ministrinë ruse të Mbrojtjes pas ngjarjes së ndodhur mes anijes patrulluese ruse “Smetliviy” e cila hapi zjarr ndaj një peshkarexhe turke në Detin Egje. Pasi ka rikujtuar se peshkatarët turq pasi kanë konstatuar se ndaj tyre ishte hapur zjarr ajo u shpreh se: “Me shumë mundësi ekipi rus nuk ndodhej në një situatë normale. Ndoshta edhe kanë qenë të dehur dhe kanë qenë në një gjendje emocionale me shkakun e konfliktit me Turqinë. Kështu ata vendosën të hapin zjarr, ndërsa më pas kuptuan që nuk ndodheshin në bregdetin rus, por që ndodheshin në Detin Egje dhe do të burgoseshin. Dhe pasi e kuptuan këtë shpjeguan se peshkatarët turk i kishin sulmuar, ndërsa më pas u vërtetua se anija turke faktikisht nuk i kishte vërejtur ato”.

Yulia Latynina duke vënë në dukje se nuk është vetëm ky një rast i përjetuar, ka rikujtuar edhe rastin kur një ushtar rus u vërejt me predhë në dorë në një anije luftarake ruse e cila po kalonte ngushticën e Bosforit. Ajo ka komentuar më tej se: “Nëse një budalla i dehur në luftanije ruse rreshket me raketën në dorë dhe kjo raketë qëllon ndonjë xhami, çfarë do të ndodhë? Unë mund të them këtë që madje edhe BRSS nuk do t’ia referonte Luftën e Tretë Botërore një marinari të dehur”.

– “Në ngjarjen e avionit ka një të vërtetë, edhe ajo është qe ne nuk kemi të drejtë”-

Duke rikujtuar komentet e gazetarit Arkadi Babçenko se “hapat aktuale në politikën e jashtme të qeverisë ruse janë fëminore” dhe duke theksuar se kjo është një gjetje shumë e drejtë Latynina shprehet se: “Mendojini njëherë ato që janë përjetuar mes nesh dhe Turqisë. Në ngjarjen tragjike në lidhje me avionin ka një të vërtetë, dhe ajo është që ne nuk kemi të drejtë. Vladimir Putin në konferencën për shtyp tha në një mënyrë të ndershme si as që kishte dijeni se në territorin sirian jetonin turkmenët. Mendoni pak mbi këtë, pra që do të thotë se në një rajon plotësisht të huaj kemi ndërhyrë në përputhje vetëm me këshillat e Asadit. Në këtë rajon është një Turqi që e shikon veten lider rajonal dhe Turqia në këtë mendim ka të drejtë. Gjithashtu Turqia shikohet si trashëgimtare e Perandorisë Osmane e cila u nda padrejtësisht nga perëndimorët”.

– “Turqia kishte paralajmëruar Rusinë”-

Ajo duke theksuar ndër të tjera se ashtu si në pjesën përtej kufirit me Kazakistanin jetojnë rusë edhe në pjesën përtej kufirit të Turqisë jetojnë turqë, pra turkmenët, thekson se Rusia pa e ditur këtë prani të turkmenëve jo vetëm që i ka bombarduar, por ka tentuar ti bombardojë edhe duke kaluar mbi Turqi.

Latynina shprehet më tej se Turqia e kishte paralajmëruar Rusinë ku dhe më parë pati rrëzuar një avion pa pilot të Rusisë duke thërritur edhe ambasadorin rus në Ministrinë e Jashtme. Gjithashtu edhe Presidenti Recep Tayyip Erdoğan pati paralajmëruar presidentin Vladimir Putin në Samitin G20 të mbajtur në Antalja.

– “Ajo që bën Rusia nuk është gjeopolitikë, por arrogancë”-

Duke u shprehur se Rusia në vend të koalicionit perëndimor i cili përbëhet nga 80 vende zgjodhi të marrë pjesë brenda një koalicioni të përbërë nga Asadi dhe Irani, gazetarja ruse ka komentuar se: “Vazhdojmë praninë tonë në rajon duke mos patur asnjë interes përveç mbështetjes ndaj diktatorit gjakatar Asadit. Po kryeni një luftë me botën arabe. Gjithashtu edhe luftën me botën islame nuk e kryejmë bashkarisht me perëndimin. Edhe me Turqinë u grindëm. Bravo! Edhe pas kësaj ashtu siç e shpreha duhet të kuptojmë se një anije ruse mund të qëllojë sapo të shohë një anije turke dhe të thotë se anija turke na lëndoi, a është kështu? Ashtu siç ne jemi të gatshëm të mbrojmë emrat në ‘listën Magnitsky‘ jemi të gatshëm të mbrojmë edhe këto marinarë dhe për ato të nisim Luftën e Tretë Botërore. Ky është tmerri i politikës bashkëkohore ruse. Unë shpresoj që kjo të jetë një ekzagjerim. Por nëse do të kemi parasysh cilësinë e forcave tona të armatosura, edhe ju mendoni si unë apo jo? Një kërcënim i tillë, me qëllim për të treguar fuqinë e avionëve rus ka gjithmonë një të tillë që fluturon mbi Britani apo mbi një anije amerikane. Edhe gjatë periudhës sovjetike kur me të vërtetë frikësoheshin nga ne dhe kur në botë kishte një rrezik lufte të vërtetë askush nuk e bënte një gjë të tillë. Edhe ajo që ne bëjmë sot nuk është gjeopolitikë, por arrogancë”.


Etiketa:
Arivisti Company