E diel, 24 Korrik 2016
Ankara – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Hulusi Akar: “Vazhdojmë së bashku me të njëjtën vendosmëri, këmbëngulje, përpjekje, ushtarë dhe policë, me qëndrimin se nëse vdesim për vendin, popullin tonë do të jemi dëshmorë. Nëse jetojmë si veteranë, do të vazhdojmë që në mënyrën më të mirë ti kryejmë detyrat tonë në lidhje me sigurinë”.
“Këta të poshtër, tradhtarë të veshur me uniformë, i kanë shkaktuar dëm të madh vendit, popullit dhe posaçërisht forcave tona të armatosura. Patjetër që këta të dalin para drejtësisë dhe të dënohen në mënyrën më të rëndë. Për këtë nuk kemi fare dyshim”, tha Akar.