Aksion kundër bixhozit të paligjshëm, konfiskohen mbi 41 mijë euro


E premte, 4 Shtator 2026
Aksion kundër bixhozit të paligjshëm, konfiskohen mbi 41 mijë euro

Një person është arrestuar pas hetimeve lidhur me dyshimet për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

Policia ka kontrolluar dy lokacione në pronësi të të dyshuarit në Mitrovicë, ku janë gjetur dhe konfiskuar 41 mijë e 655 euro, 20 franga zvicerane, pajisje elektronike, 10 vula të ndryshme, 49 kartela gërvishtëse dhe një veturë.

Janë sekuestruar edhe dëshmi të tjera që dyshohet se lidhen me rastin.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit