E martë, 6 Gusht 2019
RANILLUG – Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion në komunën e Ranillugut në orët e hershme të mëngjesit.
Klan Kosova mëson nga burimet e saja se është bastisur shtëpia e asamblesitit të kësaj komune nga komuniteti serb, Ivan Ristiq.
Aksioni i sotëm merret vesh se është kryer në vazhdën e aksioneve të Njësisë Speciale në rajonin e Gjilanit gjatë javës së fundit.
Etiketa: Aktuale, Kosovë, Njësia Speciale, Policia, Ranillug