Aksioni i policisë dhe AKI-së, Sveçla: Janë arrestuar zyrta…


E premte, 19 Dhjetor 2025

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka nisur një aksion të gjerë lidhur me dyshime për keqpërdorime dhe korrupsion. Ministri I brnedshëm në detyrë Xhelalk Sveçla ka thënë se është finalizuar me sukses operacioni kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit Sveçla pëo ashtu ka pohuar se bazuar në të dhënat e siguruara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, pas një hetimi disamujore të kryer nga Policia e Kosovës dhe institucionet tjera relevante, sot janë arrestuar disa zyrtarë të lartë në institucione, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion, të ndërlidhur me procesin e shpronësimit të pronave private. Në këtë rast janë të përfshirë disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë: kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J. M.; zyrtarë nga avokatura N. K., M. D. dhe B. D.; ekspertin e gjykatës Sh. T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve; zyrtari i ATK G.L si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I. Sipas dyshimeve, personat e lartpërmendur kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre…

Etiketa: ,
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit