Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Aksioni policor i konfiskimit të pasurisë së fajdexhinjve në Prizren

Prizren Post | 12:12 - 15.05.2016

Prizren – Rubrika “Policia” e cila është transmetuar në emisionin “Drejtësia në Kosovë” ka sjellë të premten detajet e aksionit të policisë në konfiskimin e pasurive të dyshuarve për fajde në familjen Kqira në Prizren.


Siç transmetoi Rubrika “Policia”, një hotel, një restorant dhe një pronë luksoze janë konfiskuar gjatë këtij aksioni në rrethin e Prizrenit.

Në nisje të aksionit, majori Rexhep Fetahu ka deklaruar se operacioni ka për qëllim luftimin e krimit të organizuar.

Ndërsa në detaje të tjera përgjegjësi i hetimit të rastit ka shpjeguar ecurinë e hetimit, përfshirë arrestimin e 7 personave dhe sekuestrimit të disa aseteve në një operacion të zhvilluar gjatë vitit të kaluar.

Tutje kapiteni policor ka sqaruar se hetimet financiare kanë rezultuar me zbulimin edhe të katër pronave të tjera të cilat janë konfiskuar gjatë aksionit të javës së kaluar.


Arivisti Company