E mërkurë, 22 Prill 2015
EULEX-i ka zhvilluar një aksion të sigurisë së lartë ditën e sotme për arrestimin e një të dënuari. Mirëpo, aksioni ka dalë huq, pasi Shaban Syla, për më shumë se një muaji është duke vuajtur dënimin në burgun e Dubravës.
Djali i tij, Iliazi tregon për mediet kosovare se ditën e sotme, në orën 05:00 të mëngjesit, në shtëpinë e tij mësynë forca të shumta të EULEX-it.“Ata erdhën sot në mëngjes dhe kërkuan në shtëpi babanë. Kishte pjesëtarë të Njësisë Speciale dhe ata të EULEX-it. Ata nuk ishin në dijeni se babai është duke vuajtur dënimin.
Po shihet se çfarë drejtësie ka në Kosovë. Babai vuan dënimin në burg prej muajsh dhe ata vijnë ta kërkojnë këtu në shtëpi duke na terrorizuar”, tha i biri i Shaban Sylës.
Etiketa: EULEX, Kosovë