Aktakuzë ndaj pesë personave për krime lufte në Fushë Kosovë


E hënë, 1 Qershor 2026
Aktakuzë ndaj pesë personave për krime lufte në Fushë Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

P.N.,Z.D.,I.I.,S.M., dhe J.D., akuzohen se, si pjesëtarë të Policisë serbe në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, më 06 maj 1999, kanë kryer krime lufte në Fushë Kosovë.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë ndaluar dhe marrë me forcë pesë civilë, të cilët nga stacioni i trenit u transportuan në vendin e quajtur “Megja”, ku janë ekzekutuar me armë zjarri.

PSRK, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit