Alarm në Madrid, vihet në pikëpyetje e ardhmja e Mbappés


E enjte, 8 Tetor 2026
Alarm në Madrid, vihet në pikëpyetje e ardhmja e Mbappés

E ardhmja e Kylian Mbappés te Real Madridi ka nisur të diskutohet në Francë, ku nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij në fund të sezonit.

Në emisionin “After Foot”, një gazetar ngriti dyshime për situatën e sulmuesit francez.

“Më shumë gabime të tilla nuk mund të grumbullohen. Nuk duhet ta përjashtojmë një largim në fund të sezonit”, deklaroi ai.

Megjithatë, deri tani bëhet fjalë vetëm për spekulime, ndërsa Mbappé vazhdon të jetë pjesë e Real Madridit./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit