Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve


E enjte, 6 Gusht 2026
Alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve

Një tjetër alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve ka pranuar të enjten Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë në kryeqytet, Enis Pllana, ka thënë se menjëherë pas informatës policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.

Ai ka thënë se janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.

Në muajin qershor Policia kishte marrë dy alarme për bombë në Stacionin e Autobusëve të cilat kishin rezultuar të rreme.

Policia kishte zbuluar se telefonata është bërë me numër të Serbisë.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit