Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Alarmohet Ankaraja

Prizren Post | 10:51 - 09.08.2014

Depërtimi i ISIS në qytezën Mahmur dhe nisja drej qytetit Erbil që njihet si kryeqyteti i kurdëve të irakut preku vigjilencën e Ankarasë zyrtare.

Brenda ditës në Ministrinë e Jashtme u mblodhën grupet punuese me në krye Davutoglu-në ndërsa më vonë edhe në kryeministri u organizua një mbledhje urgjente e thirrur nga kryeministri Rexhep Tajjip Erdogan për të marrë vendim se si do të pozicionohet Ankaraja pas këtyre ngjarjeve.

Sipas kësaj së pari Turqia do të japë ndihma humanitare në Irak. Për të shpërngulurit nga qyteza Mahmur dhe të tjerët nga Iraku verior do të hapet një kamp refugjatësh në Zaho. Për kampin do të formohet një koridor humanitar dhe mbrojtës. Në të njejtën kohë u tha se Turqia do të vazhdojë ndihmat humanitare edhe për turkmenët, kurdët, arabët dhe jeziditë.

Çështja që u përfol më shumë në mbledhje ishte pengmarrja e stafit të konsullatës turke në Mosul. Për këtë çështje Ministri i Punëve të Jashtme Ahmet Davutoglu bëri një lidhje telefonike me sekretarin e SHBA-ve John Kerry./Prizren Post/


Etiketa:
Arivisti Company