E premte, 29 Gusht 2014
Mitrovicë – Policia ka gjetur një person pa shenja jete dhe një tjetër të plagosur.
Të shtëna armësh janë dëgjuar mes fshatit Koshtovë dhe Zubin Potok përkatësisht në vendin e quajtur Kollovergë me ç’rast policia ka gjetur një person pa shenja jete dhe një tjetër të plagosur, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Sipas burimeve të shtënat kanë zgjatur për disa minuta, ndërsa, dyshohet për më shumë persona të plagosur.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress duke i thënë se i plagosuri pasi është trajtuar në spitalin e Mitrovicës është dërguar në QKUK. Ai nuk ka dhënë detaje shtesë.
Etiketa: Mitrovoce, Policia, Vrasje