Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Alarmohet Kosova

Prizren Post | 09:07 - 24.03.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Sulmet e fundit në Bruksel kanë bërë që policia edhe në Kosovë të rrisë kapacitet e saj në mbarë territorin. Derisa ekspertët e sigurisë thonë se as Kosova nuk është imune, prijësit fetarë bëjnë thirrje në edukimin e drejtë të fëmijëve mbi këtë ideologji.

Pas sulmeve terroriste në Bruksel, Evropa ka rritur me të madhe masat e sigurisë, nën kërcënim të vazhdueshëm të terrorizmit. Imune ndaj këtyre sulmeve, sipas ekspertëve, nuk është as Kosova.

As Policia e Kosovës nuk e ka mohuar faktin se sulme të tilla mund të ndodhin edhe në Kosovë. Ajo kanë ngritur në këmbë të gjitha kapacitetet e saj dhe ka shtuar forcat nëpër objektet e rëndësisë së veçantë, por edhe në vendet e ndjeshme si aeroporti apo pikat kufitare.

Ndërkohë, sipas gazetarëve të cilët njohin mirë rrethanat e ekstremizmit dhe terrorizmit, një sulm terrorist në Kosovë nuk do të ishte fare i vështirë të realizohej, pasi që ndodhi në Bruksel edhe pse ka pasur paralajmërime të mëhershme në këtë drejtim.

Kurse krerët fetarë myslimanë kanë dënuar edhe një herë aktet e tmerrshme në Bruksel duke ftuar imamët e tjerë që të ngrenë zërin për të mirën e vendit dhe fesë së tyre.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i ka thënë gazetës “Zëri” se menjëherë pas sulmeve terroriste në Bruksel, edhe Kosova ka ngritur kapacitetet e saj nëpër objektet e rëndësisë së veçantë.

Sipas Kelanit, këto përgatitje janë bërë pasi as Kosova nuk është imune ndaj këtyre sulmeve…


Etiketa:

Bëni një koment