Albin Kurti në Tiranë: Të mos harrohet Çamëria


E premte, 27 Qershor 2014

Albin-Kurti-Tirane-NOA

Lideri i Vetëvendojes tha nga Tirana se ka ardhur koha që çështja e Çamërisë të mos neglizhohet.

Kurti vlerësoi se ka ardhur koha që kombi shqiptar të bashkohet dhe të bëhet një.

“Ne jemi mbledhur këtu sepse refuzojmë të harrojmë. Nuk e duam lirinë për ti shtypur të tjerët, por nuk mund të lejojmë që të jemi të shtypur nga të tjerët. Ne kemi nevojë që të eliminojmë edhe pabarazinë e shqiptarëve me të tjerët dhe brenda tyre. Ne kemi nevojë t’i bashkojmë Kosovën me Shqipërinë, në mënyrë që kombi shqiptar të jetë i fuqishëm siç i takon dhe siç e meriton. Shqiptarët janë komb i fuqishëm por me shtete të dobëta. Fqinjët tanë janë kombe me të dobëta se shqiptarët por i kanë shtetet më të fuqishme se shqiptarët. Shqiptarët duhet ta bëjë shtetin e fuqishëm. Çështja çame është pjesë e tërësisë dhe ka nevojë për vëmendjen e të gjithë neve, pavarësisht prej nga vijmë në trojet tona në Ballkan”, tha Kurti

 

Të fundit