E shtunë, 24 Tetor 2015
Prishtinë – Ish-lideri i Vetëvendosjes, deputeti Albin Kurti, gjatë tentim bllokimit të seancës ka sulmuar fizikisht pjesëtarët e policisë që ishin prezentë në Kuvend.
Në momentin e hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e opozitës, në tentim vazhdimin e seancës për herë të dytë, pjesëtarët e policisë me rroba civile, kanë provuar të largojnë bombolat e hedhura në sallë.
Aty kanë ndërhyrë deputetët opozitarë për t’i penguar.
Në një moment ndërhyn edhe deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili sulmon edhe fizikisht pjesëtarët e policisë të njësitit për mbrojtje të afërt, që ishin sonte prezentë në sallën e Kuvendit.