Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin e Kosovës, pa nënkryetarin e PDK-së


E diel, 13 Shtator 2026
Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin e Kosovës, pa nënkryetarin e PDK-së

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e ka shpallur të konstituuar Kuvendin, pa zgjedhjen e nënkryetarit nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Me këtë rast, konstatoj që Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar dhe shihemi në seancën e radhës”, tha ajo pasi Emilia Rexhepi u zgjodh nënkryetare e Kuvendit nga minoritetet joserbe.

Paraprakisht, Kujtim Shala i LDK-së dhe Tanja Vujeviq nga Lista Serbe u zgjodhën nënkryetarë të Kuvendit.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit