Aleanca Pro-Mursi nuk ndalet, thërret protesta masive për të hënën


E diel, 21 Korrik 2013

Koalicion i partive dhe grupeve islamike që mbështesin presidentin Muhamed Mursi ka bërë thirrje për protesta masive për të hënën për të bërë presion për rikthimin e tij si president të vendit.

“Do të qëndrojmë në sheshe deri në fitore,” thuhej në një deklaratë të Aleancës Kombëtare për Mbrojtjen e Legjitimitetit lexuar nga Mahmud Fathi, udhëheqës i Partisë së Vlerave Islame.

“Populli egjiptian ka dalë në rrugë për të treguar se ata janë të vendosur për ta rikthyer revolucionin,” tha Fathi para mijëra mbështetësve në sheshin Rabia El Adauiya në lindje të Kajros.

Ai insistoi që revolucioni po vazhdon deri të i jepet fundi grusht shtetit të përgjakshëm ushtarak dhe deri në rivendosjen e legjimitetit kushtetues.

Të fundit