Allegri: Gjithmonë luftojmë deri në fund


E enjte, 19 Shtator 2013

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka lëvduar ekipin e tij që ka luftuar deri në fund të sfidës ndaj Celticut.

Zapata dhe Muntari zhbllokuan sfidën në minutat e fundit dhe Allegri ka lëvduar ekipin e tij pas barazimit skandaloz ndaj Torinos fundjavën e kaluar.

“Ishte fitore e rëndësishme pasi kemi vuajtur në fillim të pjesës së dytë. Ne ishim me fat që shënuam”.

“Ishte fitore e mirë për grupin e lojtarëve që janë lodhur deri në asht. Pikët ishin të rëndësishme. Nuk jam nervoz pse shënojmë në fund. Nëse të gjitha ndeshjet shkojnë kështu, do të isha trajneri më i kënaqur”.

“Ne duhet të përmirësohemi, pasi kemi lënë shumë topa, por ishte reagim i mirë për të fituar ndeshjen. Tani duhet të besim pozitiv dhe të luajmë kështu edhe të dielën ndaj Napolit”, ka deklaruar Allegri.

Të fundit