E mërkurë, 5 Tetor 2022
BRUKSEL – Vendet anëtare të BE-së janë pajtuar për një raund tjetër të sanksioneve kundër Rusisë, si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë, kanë njoftuar nga Çekia që së fundmi ka marrë presidencën e BE-së.
“Ambasadorët arritën marrëveshje politike lidhur me sanksionet e reja kundër Rusisë”, thuhet ndër tjera.
Edita Hrda, përfaqësuese e përhershme e Republikës së Çekisë në BE, ka njoftuar se sanksionet janë kundërpërgjigje ndaj aneksimit rus të katër rajoneve të Ukrainës, që Perëndimi e konsideron si të kundërligjshme.
Nndëkohë këtë mëngjes presidenti rus Vladimir Putin, ka nënshkruar dekretin me të cilin katër rajonet e Ukrainës do t’i bashkohen Rusisë.
Etiketa: Ambasadorët, Bashkimi Europian, Rusia, ukraina