Ambasadori amerikan paralajmëron tërheqje nga Rusia


E martë, 4 Shkurt 2014

Moskë, 4 shkurt – Ambasadori amerikan në Rusi, Michael McFaul, thotë se do të largohet nga kjo detyrë, pas Lojërave Olimpike në Soçi, pasi në Moskë ishte dy vjet.

Zoti McFaul, që konsiderohet arkitekt i politikës së “ripërtritjes” së administratës Obama me Russnë, tha sot se planifikon të kthehet Kaliforni dhe të punoj në Universitetin Stanford.

Mëtutje ai ka theksuar se “një pjesë e imja, në kuptimin emocional, intelektual dhe shpirtëror, gjithnjë do të mbetet në Rusi”.

Ambasadori McFaul i ka theksuar sukseset në raportet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, duke veçuar progresin që dy vendet e kanë bërë së bashku në Afganistan, për trupat amerikane dhe ato të jashtme që operojnë atje, pastaj punën në marrëveshjen re për armatim strategjik dhe rritje në tregtinë e ndërsjellë.

Por, gjatë punës së tij janë parë tensione në raportet ndërmjet Uashingtonit e Moskës, dhe McFaul shpeshherë është kritikuar nga zyrtarët rusë./zhurnal/

Etiketa: , ,
Të fundit