Ambasadori i SHBA-së në Ankara u thirr në MPJ të Turqisë


E mërkurë, 10 Shkurt 2016

mpj turqi

Ankara – Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike mësohet se zëvendës nënsekretari i Ministrisë së Jashtme turke, Ümit Yalçın, i ka shprehur ambasadorit Bass shqetësimet e Turqisë në lidhje me deklaratat e Kirby-t për PYD-në.


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara, John Bass, në orët e drekës është thërritur në Ministrinë e Jashtme të Turqisë për shkak të deklaratave të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, John Kirby në lidhje me PYD-në, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike mësohet se zëvendës nënsekretari i Ministrisë së Jashtme turke, Ümit Yalçın, i ka shprehur ambasadorit Bass shqetësimet e Turqisë në lidhje me deklaratat e Kirby-t për PYD-në.

Kirby në një konferencë për shtyp kishte deklaruar se: “Ne PYD-në nuk e përcaktojmë si organizatë terroriste”. Gjithashtu duke theksuar më tej se do të bisedojnë me Turqinë në lidhje me këtë çështje ai u shpreh se “Turqia është një aleat, mik dhe partner”.

Të fundit