Ambasadori takon sot liderët për taksën


E enjte, 31 Janar 2019

PRISHTINË – Presidenti, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj dhe kryekuvendari, Kadri Veseli do të takohen sot me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett për të diskutuar rreth taksës së vendosur prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ky takim me shumë gjasa do të mbahet në Presidencë.

I pyetur se cili do të jetë qëndrimi i Kryeministrit Haradinajt nëse atij i kërkohet që të suspendohet tarifa e vendosur prej 100 për qind nga Kosova, burimi i cili ka folur në kushte anonomitieti ka thënë se “dihet qëndrimi i Kryeministrit”.

Kjo është hera e parë, pas një kohe të gjatë që takohen Thaçi dhe Haradinaj.

Edhe dje pati takim mes krerëve të koalicionit, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje rreth taksës, pasiqë Amerika kërkon pezullimin e saj, Haradinaj refuzon, ndërkaq Veseli mbështet kërkesën amerikane.

Kujtojmë se që nga vendosja e kësaj tarife, ka pasur presion të vazhdueshëm ndërkombëtarë për suspendimin e saj, njofton Klan Kosova.

Etiketa: , , , ,
Të fundit