Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ambicia për president, i shkaktoi Thaçit dështime në diplomaci

Prizren Post | 15:01 - 06.02.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
Hashim Thaçi – Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës

Prishtinë – Kriza politike e prodhuar pas zgjedhjeve të fundit, ia pamundësoi Hashim Thaçit që të vijë sërish në pozitën e kryeministrit.


Pasi që ia lëshoi këtë pozitë, Isa Mustafës, Hashim Thaçi u pozicionua në atë të ministrit të jashtëm.

Mirëpo, prej atëherë, qeveria u përball me probleme dhe kriza të ndryshme.

Përpjekjet për të kaluar krizat e brendshme politike, i kushtuan Kosovës me dështime të shumta diplomatike.

Mungesa e njohjeve të reja, mos anëtarsimi në organizata të rëndësishme ndërkombëtare, si dhe skandalet në diplomacinë kosovare, bënë që MPJ-ja të vlerësohet si institucion i dështuar në kryrerjen e detyrave dhe obligimeve të saja.

Që kur Thaçi është në krye të kësaj ministrie, ka pasur stagnim të njohjeve, ndërkohë që dështimi më i madh është mos anëtarsimi i Kosovës në UNESCO.

Për më shumë koncentrimi i madh i Hashim Thaçit për të ardhur në pozitën e presidentit ia pamundësoi atij suksesin në procesin diplomatik.

Të kontaktuar nga “Zëri” zyrtarët e MPJ-së kanë refuzuar të flasin.

MPJ-ja nuk është përgjigjur fare as në email-in e lënë me porosi. /Zëri/


Bëni një koment