E hënë, 25 Mars 2019
WASHINGTON – Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka njohur zyrtarisht këtë të hënë sovraniteti e Izraelit mbi Lartësitë e Golanit.
Njoftimi ka ardhur pas vizitës së Benjamin Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë, shkruan AlJazeera.
Dekreti i së hënës formalizon qëndrimin e javës së kaluar të Trump, ku tha se është koha që SHBA ta njoh në plotni sovranitetin e Izraelit mbi Golanin.
Kjo lëvizje duket se i ka dhënë një shtyrje Netanyahut për zgjedhjet e 9 prillit.
“Ka kohë që kjo ishte duke u bërë”, ka thënë Trump krah Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë.
Etiketa: Amerika, Golan, Izraeli, Siria