Analfabetizmi i Ben Blushave


E martë, 17 Janar 2017

​…Sot Përplasja e shoqërisë Kapitaliste dhe shoqërisë Popullore bëhet për rikthimin e Pushtetit Demokratik Popullor, në duart e vërtetë të Popullit!

Nga: Savash VELIU

Kapitalizmi ”neoliberal’’ si sistem shkatërrues është në krizë dhe Evropa si djepi i Demokracisë Popullore është në rrezik nga ky sistem që varroset në gërmadhën e vet duke përdorur metodatë më brutale të “Terrorizimit Makiavelist”e të mbijetuarit. Për një kohë të gjatë Bëri Populli të jetë në qendër të sulmeve nga vetë Pushtetarët mikrokapitalist të hipotekuar tek makrokapitalistët e mëdhenj që nuk lëshojnë pe para pushtetit demokratik popullor.

Ben Blushi dhe trafikantët e tjerë të skaduar ideolog si Xharrat, Buzhallat, Jonët, Kastriotët, Lamat pa mendësi e pa vision vazhdojnë ti trajtojnë problemet politike të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare verbërisht ngase urrejnë çdo gjë që vjen nga Lindja. Kjo tregon nivelin joprofesional dhe të ulët intelektual në mungesë të dijes themelore filloriste te ata. Prezantimet e tyre mediale as së afërmi nuk konsistojnë me të vërtetën realpolitike të vendit e të botës, gjëra që tregojnë sa të cekët janë në kuptimin e ekzistencës së një “Konflikti mes dy Shoqërive botërore” ose “Lufte Klasore”, e jo ideologjive politike, që sërish burimin e kanë pikërisht Botën Perëndimore e jo Lindjen, siç fobizojnë snobët. Ata thonë kinse, Paraja dhe forca (Populli) janë me Lindjen, shpirti dhe truri janë me Perëndimin (Pushteti). Kështu sot trajtohet ndarja kryesore në Shqipëri (shqiptari) sipas zheton kalemxhijve.

Por Përplasja bëhet shkaku Perendimit që ende tenton të mban dizginat e sistemit të Qeverisjesë së Pushtetit Kapitalist Botëror larg duarve të pushtetit Demokratik popullor, gjë që shkaktoj sot “Krizën Ekonomike Globale”. Kjo përplasje do të vazhdoj të ekzistoj derisa populli nuk heq dorë nga Pushteti Qeverisës Demokratik përgjithmon, në vend të asaj Kapitalist. Sepse kapitalistët si kuadro janë të aftë që të përmbysin botën në gjak me frikësim dhe diciplinim të popullit përmes terrorizmit të fabrikuar nën emërime si Islamistët ose ISLAMOFOBIA, për kauzën e Parasë vrastare!

Sot nuk e dimë se çfarë na pret në vitet që vijnë dhe sa shumë do shtohen kërcënimet për paqen dhe sigurinë tonë që kanë tronditur sërish besimin se bota mund të shkëputet nga terrorizmi dhe konfliktet e përgjakshme Kapitaliste të cilët kanë shkaktuar mijëra viktima të pafajshme mes popujve!

Atëherë; Përse Kapo Mafia Makro-Kapitaliste sulmon Islamin si legjislacion? Shkaku qëndron aty ngase përhapja e Islamit si legjislatur Drejtësie do ta përmbysë defimitivisht sistemin gjakpirës diktatorial e terrorizues të popullit paqedashës!

Prandaj, “Njerëzimi duhet të ketë EUROFOBI e jo Islamofobi”… Kurse enkas shqiptarët edhe atë BLUSHOFOBIN!!!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: ,
Të fundit