Analistët: Dialogu s’duhet të ndërpritet, por të kushtëzohet


E hënë, 27 Korrik 2015

analissfsdvxc

Analisti politik Behxhet Shala ka thënë se në kuadër të dialogut për përmirësimin e raporteve fqinjësore, Brukseli është duke bërë lëshime karshi Serbisë.

Ai ka shtuar se përderisa Serbia po luan lojën mirë politikisht, Kosova po zbaton çdo gjë që i kërkohet dhe nuk mund të kundërshtojë asgjë.

Ndërsa njohësi i integrimeve evropiane, Gazemd Qorraj, ka thënë se dialogu s’duhet të ndërpritet plotësisht, por duhet kushtëzuar në mënyrë që në rend dite të rikthehen aspektet të cilat nuk po respektohen nga Serbia.

Sipas tij, Kosova duhet ta ketë një komunikim më të fuqishëm me Brukselin dhe ta informojë atë në baza ditore për moszbatimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë.

Të fundit