Anëtarësimi i Turqisë nuk do ta ngarkonte BE-në


E enjte, 29 Maj 2014

“Intervistë me Mehmet Hasan Göğüş, ambasador i Republikës së Turqisë në Vjenë”

Miqësisht u pritëm në ambasadën e Republikës së Turqisë në Vjenë në rrugën Princ-Eugen. Jo me Kafe si një vjenas, por me çaj, sepse pirja kombëtare e Turqisë është çaji.

“Gazeta Heute”: Turqia ka marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm. Ajo është bërë një vend modern dhe i hapur. Si është arritur kjo, çka ka ndryshuar?

Mehmet Hasan Göğüş: Siç thatë edhe ju, Turqia në 10 vitet e fundit ka vendosur suksese tepër të mëdha në zonën Ekonomike. Mes viteve 2002-2012 norma e rritjes së tregut u vendos në 5 %. Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur katërfish dhe të ardhurat kombëtare për kokë banori u rritën trefish. Këtij zhvillimi iu vendos stabiliteti politik, reformat në zonën Ekonomike si dhe një Financë e drejtë dhe Politikë ekonomike në themel. Në vend ka 170 Universitete, ku çdo vit studimet i përfundojnë 600.000 studentë, që pastaj hyjnë në tregun e punës.

“Gazeta Heute”: Ngatërruesit e politikës e kanë frenuar diçka Ekonominë. Fitorja e Erdoganit në Zgjedhjet Lokale ishte një hap më shumë drejtë stabilitetit. A do të vijë tash përsëri rritja e dyfishtë e tregut?!

Mehmet Hasan Göğüş: Nuk do të ishte e drejtë që gjendjen aktuale në Turqi ta paraqesim si një rrëmujë. Turqia udhëhiqet që nga viti 2002 nga Qeveria e fortë një partiake. Zgjedhjet lokale më 30 mars 2014 u mbajtën në një mjedis demokratik. Në gusht të këtij viti do të mbahen Zgjedhjet Presidenciale dhe në vitin 2015 do të realizohen Zgjedhjet Parlamentare. Ulja e normës së rritjes së tregut varet më së shumti nga kriza ekonomike globale dhe rrethanat e jashtme. Përkundër disa ngjarjeve negative, prej marsit të vitit 2014 rritja më e madhe në bursat botërore është shënuar në bursën e Stambollit. Sipas parashikimeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Ekonomia e Turqisë në periudhën kohore mes 2012-2018 do të rritet mesatarisht rreth 5.2 %.

“Gazeta Heute”: Cilat janë sektorët ekonomike më të rëndësishëm të Turqisë?

Mehmet Hasan Göğüş: Përkohësisht prej zonave më të rëndësishme janë sektori i ndërtimit, sektori i automobilave dhe sektori i tekstilit si dhe dega e pajisjeve shtëpiake. Në të ardhmen në kornizën e sistemit të ri nxitës do të nxitet që të vendosen investimet në Zonat e Xeheroreve, në Komunikacion, Energji, Kimi, Farmaci, Hulumtim dhe Zhvillim si dhe të nxitet prodhimi i teknologjisë së lartë. Me kënaqësi konstatojmë se Austria në plan të parë është prej vendeve, që nga mundësitë e investimeve në Turqi fiton më së shumti.

“Gazeta Heute”: Turqia kërkon afrimin kah Europa. Një anëtarësim i plotë në BE duket larg. Austria ka sugjeruar një partneritet të privilegjuar. Si e vlerësoni ju qëndrimin e marrëdhënieve të tanishme?

Mehmet Hasan Göğüş: Marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së mbështeten në historinë e më shumë se gjysmë shekulli. Këto zgjasin më shumë se sa marrëdhëniet mes Unionit dhe disa vendeve anëtare të tanishme. Turqia do të hyjë në BE, jo për ta ngarkuar atë, por për ta lehtësuar. Kjo për ne është mezi e kuptueshme se çka synohet me partneritet të privilegjuar. Turqia është prej vitit 1996 anëtare e Bashkimit doganor. Qëllimi i Turqisë është anëtarësimi i plotë dhe në këtë nuk ka zgjidhje tjetër. Ne duam, që në përputhje me parimin “Kontratat duhet të mbahen” , premtimet e dhëna të mbahen dhe Turqia të trajtohet ashtu si vendet e tjera kandidate.

“Gazeta Heute”: Komuniteti turk paraqet një pjesë të konsiderueshme të popullsisë austriake. Si ndikojnë rreth 300.000 turq dhe turqishtfolës austriak në marrëdhëniet dypalëshe?

Mehmet Hasan Göğüş: Ne e konsiderojmë shoqërinë turke si një urë të fortë njerëzore mes vendeve tona. Sivjet festojmë 50 vjetorin e Marrëveshjes turko-austriake të Rekrutimit (shënim i përkthyesit: si punëtor mysafir i migrimit) me organizime të ndryshme, të cilat do t’i organizojmë së bashku me Austrinë. Turqit marrin pjesë aktive në të gjitha zonat shoqërore të jetës në Austri dhe japin kontribut të rëndësishëm në Ekonominë e vendit.

Artikull i botuar në gazetën austriake “Heute”
Përktheu: Zenelabedin Latifi

Etiketa: ,
Të fundit