E diel, 6 Tetor 2013
Manchester, 6 tetor – Menaxheri i Manchester United, David Moyes ka bërë të ditur se Federata e Futbollit të Anglisë është duke menduar t`i bëjë ftesë Adnan Januzajt që ai të luajë për kombëtaren e Anglisë.
Mesfushori i talentuar kosovar shpëtoi kampionët nga humbja pasi shënoi dy gola kundër Sunderlandit në Stadiumin e Dritës.
“Po. Ka shumë gjasa që ai të ftohet nga Anglia”, ka zbuluar Moyes.
“Mendoj se ka shumë shtete për të cilat ai mund të luaj. Ndoshta janë tri apo katër shtete për të cilat ai mund të luaj”, ka shtuar skocezi.
“Është ftuar nga Belgjika disa herë por ai ende nuk ka zgjedhur, dhe mendoj se Shqipëria, Kroacia e disa të tjera janë të interesuara për të”, është shprehur ish-trajneri i Evertonit. koha
Etiketa: Adnan Januzaj, Anglia, David Moyes