E hënë, 8 Shkurt 2016
Në profilin zyrtar në Facebook dhe në ueb-faqen anonhq.com, grupi i hakërreve Anonymous shtron dilema se kush është përgjegjës për virusin Zika dhe se si ky virus papritmas shpërtheu në botë. Telegrafi ju sjell pjesë të shkrimit, që për Anonymous janë më interesantet.
Prova rrethanoret lidh Zika-n të mikrocefalinë
Zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, ka pranuar në një njoftim zyrtar se nuk ka asnjë lidhje mes Zika-s dhe zhvillimit të mikrocefalisë. Të dhënat janë “rrethanore” dhe janë parë në tetë raste të testuara në laborator.
Zika mund të transmetohet seksualisht
Zika mund të transmetohet seksualisht, siç u pa në Tahiti. Edhe pse në raste të rralla, virusi mund të mbijetojë kohë të mjaftueshme që të transmetohet me seks apo nëpërmjet kontaktit gjak me gjak. Virusi, sipas hulumtimit, është gjithashtu i detektueshëm në mostrat e urinës – diçka që kërkon hetim të mëtejshëm.
Më shumë prova rrethanore: Sindromi Guillain-Barre
Rastet e sëmundje autoimune Guillain-Barre janë rritur në zonat e infektuara. Gjendja nervore, e cila mund të shkaktojë paralizë, edhe pse në rritje, prapë bazohet në prova rrethanore.
Diçka që ju mund të mos e dini
Ka qenë zyrtarisht e rekomanduar nga OBSH se gratë që janë të infektuar me virus nuk duhet të mbeten minimum dy vite shtatzënë. Mundësia është e madhe për të qenë bartëse e virusit – ndonëse nuk është konfirmuar – për një kohë të gjatë. Kjo ende nuk është konfirmuar dhe ndoshta nuk do të konfirmohet për vite tëra nëse pas infektimit mbetesh bartëse për tërë jetën.
Diçka me të vërtetë interesante – përfshirja e Fondacionit Rockefeller
Është zbuluar se mund ta blinin në online virusin Zika, nga Fondacioni Rockefeller, në ATCC.org. Zbulimi fillestar i Zika-s në një majmun rezus nga Mali Zika në Ugandë, në vitin 1947, ishte i njohur nga Instituti i Ugandës për Hulumtime të Viruseve (UVRI), i formuar më 1936 si Yellow Fever Research Institute (Instituti i Hulumtimit të Etheve të Verdha) nga Fondacioni Rockefeller.
Dhe, pyetja milionëshe: A u përhap Zika nga mushkonjat e modifikuara gjenetikisht?
Një bloger anti-konspiracionalist ka pranuar se mushkonja Aedes Aegypti që përhap ethet e verdha ishte “çrrënjosur” nga Amerika në vitet ’70 të shekullit të kaluar. Në shekullin e 21, nga Oxitec pohuan se kanë zbuluar një mënyrë për të kontrolluar popullimet e mëtejme me lirimin e mushkonjave të modifikuara gjenetikisht, me gjenin vetëvrasës që i shtohet ADN-së së mashkullit. Vlerësimi i rrezikut është i ndërlikuar, megjithatë ndikime mund të ketë tek lirimi i mushkonjave të tilla në Brazil pa ndonjë testim të kryer në ndonjë specie brenda ekosistemit (përjashtuar njerëzit). Dyshohet se këto mushkonja u krijuan për të luftuar përhapjen e etheve tropikale dhe sëmundje të tjera që u përhapën në popullsinë e përgjithshme të Brazilit në vitin 2012.
Në një bartje të tillë rastësore, mushkonja e pamodifikuar mund të gjejë një mundësi për të kolonizuar zona të reja urbane (për shkak të lirimit të atyre të modifikuara). Ndaj, ka dyshime se ka një racë të re
të mushkonjës Aedes Aegypti që bart sëmundje tjera e madje ndryshon mënyrën e transmetimit të saj.
Debati për këtë ka nisur që fazat e para të sëmundjes. Askush nuk i di pasojat e mushkonjave të modifikuara, sepse hulumtimet janë të vonshme e edhe rezultatet meqë vonë janë lëshuar në ambiente të caktuara. Pasojat mund të dihen mbase pas një dekade, e atëherë do të jetë vonë. /Telegrafi/