Apel për regjistrimin e nxënësve nëpër biblioteka


E martë, 24 Dhjetor 2019

Shoqata e Mësuesve të Gjuhës Angleze në Kosovë – KETNET, dega në Prizren bën apel për regjistrimin e nxënësve nëpër biblioteka.

Duke qenë se leximi është një komponentë e fuqishme e shtimit dhe e thellimit të njohurive dhe një mundësi për ta përsosur karakterin njerëzor, KETNET u bën apel arsimtarëve dhe drejtorëve të shkollave publike që të angazhohen në regjistrimin e nxënësve, në bashkpunim me prindër, të shkollave fillore dhe të mesme ku ata punojnë e udhëheqin respektivisht.

KETNET është duke implementuar projektin Access Prizren me 40 nxënës nga kombësi dhe religjione të ndryshme në Prizren, duke regjistruar të gjithë nxënësit në Bibliotekën e Prizrenit.

Përfitimet:

Krijon ndjenjësinë që libri është më i rëndësishëm se rrjetet sociale,
Zhvillon imagjinatën dhe kreativitetin,
Kultivon ndjenjën e ruajtjes së librit,
Shton mundësinë e gjetjes së titujve të tjerë,
Luftohet injoranca,
Shtohet shprehia e leximit,
Jep shansin për t`u bërë lexues i pasionuar,
Garanton nivelin njohës.

Duke parë këto përfitime, ftojmë personat e lartpërmendur që mos të hezitojnë dhe të bëjnë regjistrimin e nxënësve nëpër boblioteka para pushimeve dimërore.

Etiketa: , , ,
Të fundit