Apeli vendos sot për kriminelin Karaxhiq


E mërkurë, 20 Mars 2019

HAGË – Ish lideri serb i Bosnjës, Radovan Karaxhiq, do të dalë këtë të mërkurë para Gjykatës së Apelit në Tribunalin e Hagës.

Gjykata Ndërkombëtare Penale do të jap verdiktin përfundimtar për të hedhur poshtë ose jo dënimin e viti 2016 për gjenocidin e bërë nga Karaxhiq në luftën e Bosnjës (1992-1995) në gjykimin që zgjati shtatë vjet.

Rreth 100 mijë njerëz kishin vdekur dhe miliona të tjerë mbetën të pastrehë gjatë luftës që rezultoi me rënien e ish Jugosllavisë.

Karaxhiq është shpallur fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës ku mbetën të vdekur mbi tetë mijë persona, besimtarë myslimanë, që u vranë nga forcat boshnjako-serbe në vitin 1995.

Ai është dënuar me 40 vjet burgim pasi u gjet fajtor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Etiketa: , , ,
Të fundit