Apelon policia: Mos i përdorni armët në dasma!


E diel, 26 Korrik 2015

​Policia e Kosovës ka vazhduar të apelojë tek qytetarët që të mos i përdorin armët e zjarrit në ceremonitë festive dhe ahengjet familjare.

Policia ka njoftuar se ka shtuar prezencën policore në mënyrë që të reagojnë menjëherë në rastet ku ka informacion për përdorim të armëve të zjarrit.

Në raportin policor për 24 orët e fundit Polici ka paraqitur disa raste ku është dëshmuar se ka pasur përdorim të armëve dhe ku është reaguar menjëherë.

“Ju njoftojmë se PK-ja, ka marrë masa shtesë me shtimin e prezencës policore dhe reagimin e menjëhershëm në të gjitha rastet ku ka informacione për përdorim të armëve të zjarrit, dhe këtë e dëshmojmë me disa raste të paraqitura në vijim në kuadër të raportit 24 orësh. Përdorimi i armëve të zjarrit është veprimtari e kundërligjshme dhe e rrezikshme për qytetarët. Aandaj me qëllim të shmangies së rrezikut ‘APELOJMË’ tek të gjithë qytetarët që të mos përdorin armët në asnjë rrethanë, e as në ceremoni festive, në të kundërtën do të përballen me pasoja ligjore. Njëkohësisht Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e ndërsjellët, në parandalimin e kësaj dukurie negative për shoqërinë”, thuhet në apelin e PK-së.

Etiketa: , ,
Të fundit