E shtunë, 12 Shkurt 2022
KESCO përmes një komunikate për media ka njoftuar që dje ka dorëzuar propozimin në ZRRE që vendimi për hyrjen në fuqi të tarifave të reja për çmimin e energjisë të mos zbatohet nga data 9 shkurt 2022, por të nisë së zbatuari në ciklin e ardhshëm të faturimit.
KESCO thotë se ky propozim ka ardhur si rezultat i vështirësive që të bëhet prerja e gjendjes së leximit në një ditë për të gjithë konsumatorët në Republikën e Kosovës.
“Ne synojmë që me këtë propozim të shmangim kofuzitetin e konsumatorëve në faturimin e këtij muaji duke zbatuar në të njëjtën faturë tarifat e deritanishme me tarifat e reja. Nëse ZRRE-ja do ta marrë për bazë këtë propozim, atëherë faturimi i tanishëm do të zbatohet me tarifat e vjetra për të gjithë konsumatorët.Pavarësisht kërkesës se lartë për energji elektrike në ketë muaj dimri, KESCO është e angazhuar të mbartë kostot përkatëse, si lehtësim për konsumatorin”, thuhet në njoftim.
Ju kujtojmë se, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) në mbledhjen e fundit ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për të gjithë ata që harxhojnë më shumë se 800kWh.
Sipas ZRrE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se kjo bllok tarifë do të paguajnë me dy çmime të reja. Vendimi për tarifat e reja të energjisë elektrike ka hyrë në fuqi më 09 shkurt dhe do të zbatohet deri më 31 mars 2022.
Etiketa: Aktuale, energjia, kek, KESCO, Kosovë, ZRRE